“Bregoviç është një artist botëror”, Endri Prifti: Koncerti “BABAI DHE LOPA”, nuk anulohet se është dhënë urdhër nga lart, Raqka djalë king, por…

0
4478
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta, kryesisht nga ana e artistëve shqiptarë dhe kosovarë.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti, i cili e quan koncertin  “Babai dhe lopa”, duke u shprehur se të gjithë tani po merren me fenomenin e “lopës:, ndërsa sipas tij kjo është dhënë me urdhër nga lart.

Përmes një video-mesazhi Endri thotë se Bregoviç është artist mbarë botëror, por që nuk duhej të vinte në këtë festë. Sipas tij ky festival nuk do të anulohet dhe se kjo gjë nuk varet nga kryetari i Korçës, Sotiraq Filo.

“Pse e quajë unë koncertin ‘Babai dhe lopa’. Ju kanë hedhur një ‘lopë’ në rrugë të gjithëve dhe ja bën muuuu ‘lopa’.Tani këta po merren me ‘lopën’. Unë nuk jam racist i muzikës. Ai është një artist shumë i madh mbarëbotërorë. Realisht kam parë një film dhe kam qarë që nga fillimi deri në fund me muzikën e tij. Po në aspektin konkret, pse ai duhet të vijë të këndojë në këtë festë dhe bëhet gjithë kjo gurgule? Shikoj disa artistë të tjerë që thonë ju lutem Kryetarit të Bashkisë ta anulojë eventin.

E dini kush është Kryetar Bashkie një djalë king Sotiraqi (Rraqka). Do të tregoj një histori të vërtetë, ti nxirrni me dhunë fjalët. Ju i kërkoni Kryetarit ta anulojë koncertin. Gjashtë muaj më parë i vajtëm Rraqkës në zyrë për t’i kërkuar, 1 milion lekë të vjetra për 8 familje të varfëra. Na tregoi një citim për buxhetin e bashkisë nga këtu në Stamboll, më vjen keq vëllezërit e mi, s’kam buxhet tha.

E dini sa kushton ky Goran Bregoviç të vij këtu, zëreni me mend vetë do të vij të këndoj live, ku e gjeti Rraqka buxhetin. Hej thirreni mendjes i kërkoni Bashkisë të anulojë koncertin, kjo është bërë me urdhër nga lart nga ‘Babai’ i juaj, jo nga babai im, ‘Babai juaji ‘ka dhënë urdhër. Do ta bëj koncertin do të dërgoj një ushtar për një nga ato që ju do të dërgoni. Varet çfarë thonë ato lart ai është i detyruar ti bëjë këto gjëra.

Çfarë t’i them unë juve, ju merreni me ‘lopën’ .Në këtë rast ky artisti i madh quhet ‘lopa’ dhe bën muu dhe e dërgon ai ‘Babai i juaj; dhe tërë merren pse bëri muuu lopa. Çfarë doni ju gazetarët të merrem me ‘lopën’. Çfarë të them unë i shkreti ‘fshati krihet ju e dini vazhdimin’. Pse duhet të vijë ky? Jam totalisht dakord me gjithë ju. 

Muzika e tij ka inspiruar ushtarët i kanë vrarë vëllezërit tanë në Kosovë, po i kanë përdhunuar,  mos u merrni u merrni me lopën shikoni se çfarë fshihet prapa kësaj skene kot kot kot ‘Babai dhe lopa’ dhe ne delet pastaj..Çfarë t’ju them unë juve të gjithëve ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”, shprehet Endri Stefi në video-mesazhin e tij.

Zjarr Tv Ad