Breshëri plumbash ndaj lokalit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit tësotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

Zjarr Tv Ad