Brisida Shehaj për Presidentin e ri Bajram Begaj: Uroj që të mos jenë të vërteta ato që kam dëgjuar për të

0
922
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, ka  folur sot lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

Ajo tha në një intervistë në “Faxnews” se nuk ka patur asnjë lloj procesi për zgjedhjen e presidentit dhe se emri që do të mbante këtë post të lartë nuk kishte shumë rëndësi.

Ndër të tjera Shehaj u shpreh se aludimet mbi mundësinë që “deti t’i shitej Greqisë” me një autorizim nga Begaj, të mos ishin të vërteta.

“Nuk pati asnjë lloj procesi gjithëpërfshirës, pastaj çështja e emrit është inekzistente, ishte kështjella e fundit që nuk ishte marrë ende nga Edi Rama dhe ajo tashmë ndodhi. Proces nuk pati. Ky është një president i Edi Ramës, unë nuk e njoh fare personalisht, uroj që të jetë në lartësinë e detyrës. Shpresoj që ato që kemi dëgjuar këto kohë, mos të jenë të vërteta, pra të mos shesë detin. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.Meta e ka firmosur jo më kot dekretin për ta emëruar si shef të shtabit. Megjithatë unë nuk do besoj se do jetë në atë lartësi që ka qenë Meta për të mbrojtur kështjellën e fundit të pakapur nga qeveria. Ata donin pushtetin absolut dhe e morën”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad