Britania dhe Italia planifikojnë marrëveshje për të reduktuar numrin e emigrantëve në Mesdhe

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri britanik Rishi Sunak po planifikon një marrëveshje me Italinë për të zvogëluar numrin e emigrantëve që kalojnë Mesdheun dhe për t’i kthyer ata në Afrikën veriore.

Sunac dërgoi sekretarin e kabinetit dhe kreun e shërbimit civil Simon Case në mes të qershorit në Itali për dy ditë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë italiane për të punuar për një marrëveshje, shkruan gazeta “Telegraf”.

“Për të trajtuar me sukses emigracionin e paligjshëm, ne duhet ta trajtojmë këtë çështje në burim, si dhe të fokusohemi në varkat e vogla”, tha një burim qeveritar.

Mbretëria e Bashkuar dhe Italia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në prill për të trajtuar emigracionin e paligjshëm në kuadër të “Partneritetit Strategjik për Migracionin”.

Një rekord prej 45,000 njerëzve mbërritën në Britani përgjatë Kanalit vitin e kaluar , kryesisht nga Franca. Më shumë se 11,000 kanë mbërritur deri më tani këtë vit, sipas qeverisë.

Një nga pesë prioritetet kryesore të shpallura nga Sunak, i cili i përket Partisë Konservatore, është ndalimi i këtyre ardhjeve nëpër Kanal. Ai është kritikuar nga të vetët dhe nga publiku se nuk ka lëvizur aq shpejt sa për të goditur emigracionin e parregullt.

Zjarr Tv Ad