Britania e Madhe aplikon karta për të identifikuar qytetarët e vaksinuar…

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë ata persona që do të vaksinohen në Britaninë e Madhe, do të pajisen dhe me një kartë identiteti, që vërteton se ata e kanë kryer këtë injeksion.

Mediat britanike, kanë publikuar foto të kësaj karte, ku pritet të shpërndahet pas nisjes së vaksinimeve, duke filluar nga dita e martë. Kjo kartë përmban hapësirë të detajuar për emrin e vaksinës, numrin e saj dhe datën kur është injektuar. Në kartë me shkronja të mëdha shkruhet: “Sigurohuni që ta mbani këtë kartë në çantë ose portofol”.

Personat e parë që do të vaksinohen janë personat mbi 80-vjeç, mjekët dhe punonjësit e shtëpive të kujdesit.

Mbretëria e Bashkuar, u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për shpërndarje masive. Sipas rregullatorit MHRA, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind, mbrojtje kundër infeksionit.

Zjarr Tv Ad