Hapet Kapshtica vetëm për daljet nga Greqia…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pala greke ka vendosur lejimin e daljes nga Greqia, për këmbësorët në pikën kufitare të Kapshticës. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, që gjithashtu ka njoftuar se pala greke, ka vendosur lejimin e kalimit edhe për mjetet e transportit të mallrave, nga Greqia drejt Shqipërisë.

Gjithashtu në njoftim theksohet se; hyrjet për në Greqi vijojnë të mbeten të mbyllura.

“Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur”, ka njoftuar Drejtoria e Kufirit.

Zjarr Tv Ad