Britania e Madhe dënon sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Mbështesim partnerin tonë të NATO-s

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot sulmin kibernetik të shtetit iranian kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagat, rezervimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve.

Në reagimin e qeverisë së Britanisë së Madhe thuhet se Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare në 15 korrik, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë.

“Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe ‘e-Albania’, një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën. Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në reagim.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe James Cleverly u shpreh: “Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore.

Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”.

Zjarr Tv Ad