Ndahet nga jeta studiuesi i mirënjohur gjirokastrit Jorgo Fotiu

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta filozofi dhe artisti i mirënjohur, Jorgo Fotiu nga Gjirokastra.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miqtë, të cilët shkruajnë se ikja e tij është një humbje e madhe për jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin ku punoi e kontribuoi. Ai do të kujtohet për talentin e tij si piktor , studiues dhe mësues

Postimi i potë i Ëngjëll Serjanit:

Me hidherim të madh mësojmë se është ndarë nga jeta mësuesi, filozofi, dhe artisti me vlera të rralla njerëzorë, artistike dhe encilopedike JORGO FOTIU.

Kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për ishnxënësit dhe kolegët e tij mësues, kudo ku ai punoi e kontriuboi si një foti drite dhe diturie; në Picar, në Shtëpëz, në Asim Zeneli, Terihat, Sofratikë, Shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri”, etj.

Jorgo Fotiu do të kujtohet për talentin si mesues dhe si mjeshtër i vizatimit me dorë të lirë. Në studion vetiake të tij në fshatin Terihat të Dropullit të Poshtëm ruhen me dhjetra portrete, pejsazhe, grafika dhe piktura, si dëshmi e artit, dashurisë dhe humanizmit të tij të pashoq. Ne atë galeri arti tani qëndrojnë në heshtje dhe trishtim prortetet e Çerçiz Topullit, Çelo Picarit, traktoristit nga Dropulli, bariut nga Asim Zeneli, mësonjëses nga Pogoni, valltares nga Derviciani.

Lamtumirë Mësonjës i Nderuar JORGO FOTIU.

Zjarr Tv Ad