Britania e Madhe sanksionon individë e politikanë shqiptarë të lidhur me krimin, reagon Alibeaj: Konfirmim i të gjjthë denoncimeve tona

0
723
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejda Alibeaj, ka reaguar lidhur me sanksionet e ndërmarra nga Britania e Madhe për disa individëve shqiptarë me lidhje me zullumet dhe korrupsionin.

Alibeaj shprehet se kjo konfirmon qartë të gjitha denoncimet që ka bërë PD, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

Postimi i Alibeajt:

Konfirmimi më i qartë i të gjjthë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me njerz jo te deshirushem  për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.”

I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

Zjarr Tv Ad