Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Scholz, kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për mikëpritjen ndaj tij dhe për fjalët e bukura të Von der Leyen.
Rama theksoi se marrëveshjet e nënshkruara sot janë një tregues i rëndësishëm për partneritetin dhe rrugën drejt integrimit në BE, duke shtuar se priten zhvillime të tjera në samitin e ardhshëm në Tiranë.
Ai gjithashtu nuk la pa përmendur deklaratat e qevesisë britanike kundër emigrantëve shqiptarë.
Rama: Gjermania disa vite më parë pati një valë të madhe të refugjatëve, jo vetëm nga rajoni dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman e jo më ministra të flasin kështu. S’dëgjova ministër të brendshëm të thotë se shqiptarët janë kriminelë, por pashë një qeveri të interesuar që e trajtoi çështjen me dinjitet, duke e radhitur në listën e vendeve të sigurta, e duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyrën më dinjitoze. Në vend të ndizej një narrativë e çmendur gangsterësh për të maskuar politikat e dështuara, politikanët gjermanë ishin krejt e kundërta.
Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm, s’ka përgjegjësi Franca apo Shqipëria. Nuk duhet pranuar kurrsesi kjo lloj retorike, shqiptarët atje janë të shkëlqyer, nuk janë miliona. 1200 drejtues biznesesh shqiptarë e akademikë të respektuar e kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1%. Kjo tingëllon si britmë nga një çmendinë jo si diçka britanike.