Bujar Asqeriu merr pjesë në takimin e PD në Vlorë, aktori: Qyteti është i bojatisur, por i ndryshkur

0
1763
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Bujar Asqeriu ka qënë i pranishëm në Vlorë, aty ku ka marrë pjesë në një takim elektoral të drejtuesit të qarkut të PD, Bujar Leskajt me shoqërinë civile. Asqeriu që mban edhe titullin “Nderi i Kombit” foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.

Në takim ishin të pranishëm shumë figura të njohura intelektuale nga qyteti i Vlorës. Leskaj u shpreh se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e vëmendshme ndaj mendimeve të intelektualëve. Leskaj tha se në këtë takim u diskutuan probleme nga qytetarët, u dhanë mendime dhe sugjerime nga ana e tyre. “Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve. Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur programit të saj.

Zjarr Tv Ad