Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA,PD:Kryeministri turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar  për deklaratën e kryeministri Edi Rama ndaj  kërkesës së SHBA.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi i cilëson të turpshme dhe të dëmshme deklaratat e Ramës, duke shtuar se turpëroi e dëmtoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!

Reagimi i Bardhit vjen pasi Yuri Kim më herët i bëri kërkesë liderëve të partive më të mëdha politike, që të mos përfshijnë persona me të shkuar kriminale dhe probleme me drejtësinë në listat e kandidatëve për deputetë.

Edi Rama tha se partitë nuk janë drejtori policie dhe se çdokush mban përgjegjësi për veten e tij, të shkojë ose jo para drejtësisë për deklaratë të rreme, pasi

 

Zjarr Tv Ad