Bujar Kapexhiu: PD më kërkonin të pushoja nga puna Edi Ramën, ja pse nuk pranova

0
273
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka dhënë një intervistë për Helidon Halitin në RTSH ku ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve

Bujar Kapexhiu: Nga Partia Demokratike më thonin largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja se ishte pedagog me vlerë. Kështu që unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.

Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.

Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kështu që ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.

Zjarr Tv Ad