Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-presidenti Bujar Nishani, shkruan se ndaj Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, po shpërndahen teza dhe diversione. Sipas tij, në fakt vetëm një çështje e thjeshtë është shtruar nga kjo lëvizje.
“Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund! Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës. Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë!
A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së?
Kaq e thjesht është. Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER.
Pa shumë spërdredhje!” shkruan Nishani.