Reagimi i fortë i gazetarit: Qeveria po krijon Ministri propagande/ E frikshme nuk është agjencia e propagandës, por ajo e donacioneve dhe kryetar flitet se do jetë Ilir Beqja, do menaxhojë dhe fondet nga jashtë, kjo është çmenduri…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me ngjarjet politike në vendin tonë, siç është ajo e krijimit të ministrive. Sipas Tomorrit, më e frikshme nuk është agjencia e propagandës, por ajo e donacioneve. “Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja. Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri”.

Reagimi i Tomorrit:

Agjencia e frikshme nuk eshte ajo e propagandes, por nje tjeter

Shqetesimi se qeveria po krijon ministri propagande eshte i kote. E gjithe qeveria, qe ne diten e pare te saj, ka qene nje ministri e madhe propagande. Gjithsesi Agjencia e Propagandes eshte e pademshme se ti ke mundesi ta luftosh me media. Ajo qe eshte e demshme dhe qe nuk ka kure eshte agjencia tjeter qe po behet gati . Shume shpejt qeveria do te krijoje Agjencine e Donacioneve.

Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja. Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri.

Shqiperia do te kete dy ministri financash. Nje ministri qe menaxhon fondet e brendshme te buxhetit dhe nje agjenci, qe menaxhon fondet nga jashte. Meqe po mbaron xhepi i rindertimit, tani duhet krijuar nje xhep i ri per te kanalizuar fondet me eficence dhe pa siklete aty ku duhen”.

Zjarr Tv Ad