Bulqizë / Kapet 105 kg marijuanë në kufi me Maqedoninë, trafikantët qëllojnë me armë

0
568
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi prej 105 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në Bulqizë.

Policia ishte vënë në ndejekje të një motorri dhe një automjeti të cilët më pas u ndaluan dhe i janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë me lëndë narkotike e cilësuar marijuanë.

Nga operacioni kanë rënë në pranga Ridjan Miftari 26 vjeç banues në Bulqizë i cili ishte drejtuesi i automjetit ku po transportohej lënda narkotike, si dhe B.I. 17 vjeç banues në në ZLL-Strikçan, Zerqan i cili ishte pasagjer në automjet.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim e A.XH, dhe B.O.

Grupi hetimor sekuestroi 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë.

Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në  kufirin e gjelbër   kanë konstatuar një motor dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi  në drejtim të kufirit me Maqedoninë. Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e  punonjësve të patrullës  së Policisë Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorit ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, informon Policia e Shtetit.

Zjarr Tv Ad