Bulqizë, procedohen tre inspektorë të IMT-së

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Tre inspektorë të IMT-së janë proceduar penalisht nga policia e Bulqizës, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Policia bën me dije se ata kishin lejuar zaptimin e hapësirave publike.

Të proceduaruit janë: B.Ç, 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, bashkia Bulqizë;

A.T, 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë

E.A, 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë.

“Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të bashkisë Bulqizë”,– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

 

Zjarr Tv Ad