Policia e Bulqizës ka parandaluar vjedhjen e një banke të nivelit të dytë, duke arrestuar dy autorë të dyshuar.
Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit me iniciale, E.A, 31-vjeç dhe F.L, 35-vjeç të dy banues në Bulqizë, të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Njoftimi i Policisë
Bulqizë
Tentuan të vidhnin një bankomat të një filiali banke të nivelit të dytë, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër, arrestuan shtetasit:
E.A., 31 vjeç
F.L., 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”).
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta, tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re”, Bulqizë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 dhe 25 e 22 të Kodit Penal.