Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën shqiptari

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Agazanna të Italisë mbrëmjen e ditës së shtunë. Raportohet se viktima Klodian Murrizi 22-vjeç, teksa udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, humbi kontrollin dhe u përmbys.

Fouristrada mori flakë duke i marrë jetën shqiptarit që banonte në Gossolengo të Italisë.

Mediat italiane thonë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e flakëve. Si pasojë e këtij aksidenti autostrada u mbyll për disa orë, ndërsa më pas gjendja shkoi drejt normalizimit.

 

Zjarr Tv Ad