Bushati: Basha dhe Alibeaj si Kërpërata dhe Jenisheri, janë kukulla në dorën e Ramës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin Andi Bushati, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë njësoj si Kërpërata dhe Jenisheri, të cilët u futën në Kuvend pasi morën mandatet e lëna nga deputetët demokratë.

Duke folur në Syri Tv, Bushati u shpreh se Basha dhe Alibeaj nuk janë më faktor elektoral, por sipas tij, janë kukulla në dorën e Edi Ramës.

“Në fakt kemi dy faktor. Shteti dhe veglat e tij dhe ata që janë kundërshtar të këtij regjimi apo pushteti. Shtrohet pyetja ku qëndrojnë Basha, Alibeaj dhe këta. Unë këta nuk i paragjykoj se i shoh si pjesë të enturazhit të Ramës. Basha e Alibeaj nuk janë më faktor elektoral, e kanë provuar në disa gara të humbura dhe për të mbijetuar, ata po bëjnë një luftë për mbijetesë.

Atyre u duhet një vulë e falur, disa komisionerë të dhuruar dhe një reformë zgjedhore mundësisht me një ligj proporcional kombëtar që të kenë mundësi të marrin 1-2 deputet. Qenia njerëzore që lufton për mbijetesë edhe vret, jo vetëm vjedh vulën, apo do të ndërrojë sistemin elektoral. Këtu problemi është ai që jep vulën, ai që ka mundësinë e madhe të votave për tu dhënë vulën, për të ndryshuar ligjin elektoral, dhe për të prodhuar një opozitë false. Konflikti është dy polar, jo tre polar.

Rama dhe veglat e tij në njërën anë dhe kundërshtarët e Ramës në krahun tjetër. Pastaj kur dëgjon Gaz Bardhin që me të drejtë thoshte, që si mundet që komisionin në emër të opozitës ta përfaqësojë një grup me 7 veta dhe të mos përfillet një grup me 50 veta. Këtu pyetja është racionale, kurse ne këtë fazë të arrogancës së pushtetit kemi hyrë në irracionalitet total dhe nuk mund të shpjegosh me llogjikë, racionale diçka e ka humbur racionalitetin. Tani, Kërpëratat, Jenisherët e djeshëm, janë Basha dhe Alibeja i sotëm. Por as Kërpërata, as Jenisheri, as Basha e as Alibeaj nuk janë fajtor, nuk mund të jenë tagër i kritikës tonë, sepse janë kukullat e dikujt që i lëviz nga lart. Prandaj kritika duhet të jetë me atë që i lëviz fijet nga lart dhe jo kukullat”, tha Andi Bushati

Zjarr Tv Ad