Bushati: Kujt Amerike ti besoj?! Asaj që thotë se jeni të lumtur që keni Edi Ramën

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati ka komentuar shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Gjatë diskutimit Bushati u shpreh se, “kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama”.

“Nuk i dhimbset Amerikës, nëse nuk na dhimbset ne demokracia jonë. Të themi do na shpëtojë Amerika, se do na bëjë SPAK e do na shpërndajë non grata apo fletë lavdrimi.

Kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama.

Një bandit që vjedh Shqipërinë nga mëngjesi në darkë, ma shet njësoj Blinkeni, siç më shiste Dvoranin, më shet dhe Ramën.


Po besova unë këtë përrallë duhet të jem idiot dhe nuk duhet të dal në ekran, që këta pisa po na bëkan ne demokraci në Shqipëri. As nuk e kanë në axhendë fare.

Aq sa e kishin në Afganistan, aq e kanë në axhendë demokracinë në Shqipëri. Na trajtojnë njësoj si indianët që shfarosën para 3 shekujsh“, tha Andi Bushati në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad