Bushati: Për karrigen e tij, Rama është i gatshëm të shesë copa Kosove, siç shet copa Shqipërie

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ duke folur në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, pas sulmit terrorist në Kosovë, është shprehur se, kryeministri i Shqipërisë kërkon të mbulojë vjedhjet e tij, duke u paraqitur si lider rajonal.

Sipas Bushatit, Edi Rama për karrigen e tij, mund të shesë ndonjë copë Kosove, siç edhe shet copa Shqipërie.

‘Puna është të kapim faktet dhe pastaj të japim konkluzionet.

Unë po dal tek e fundit fare sot. Po shikoja sot me qetësinë time, konferencën e shtypit me kryeministrin kroat. Edhe duke krahasuar qëndrimin e kryeministrit tim me kryeministrit kroat, shikohej se kush është më afër Vuçiçit dhe kush është më larg.

E pyeti një gazetare; ç’mendoni për Vuçiçin, a është përgjegjës për masakrën e 24 shtatorit? Foli 5 minuta dhe nuk guxoi ta përmendë Vuçiçin. E pyeti gazetarja prap; z. Kryeministër i Shqipërisë, ç’mendoni për opsionin që ka hedhur qeveria e Kosovës, që kjo ka qenë një tentativë për aneksimin e veriut? Prap nuk dha përgjigje.

Kryeministri i Kroacisë e quante sulm terrorist. Edi Rama nuk ja bënte goja ta quante sulm terrorist. Kush di të lexojë janë diferenca shumë të mëdha.

Doni të kaloni prap ditët e fundit, se folëm për këtë të kufirit. Gënjeu hapur. Tha këtë gjë e ka kërkuar presidentja Osmani. Doli dhe e përgënjeshtroi Osmani. Pse duhet të gënjejë një njeri që hedh një ide, që 1 ditë më përpara e ka hedhur Vuçiçi.

E mbani mend kohën kur anuloi mbledhjen e dy qeverive Edi Rama. Pikërisht, tha unë tani kam draft për asociacion. Këtë që kërkon me gjithë insistimin e botës, Beogradi. Dhe prap gënjeu. Ky asociacion tha, po e pranoi Albin Kurti, ky tha do na sigurojë vendin në OKB dhe njohjen përfundimtare. Pra foli edhe në emër të Vuçiçit. Si mundet që Serbia nuk ka thënë kurrë ta njohim, por e merr përsipër Edi Rama, që thotë, po pranoi Albin Kurti asociacionin, do na njohë Serbia.

Pse e bën Rama këtë? Rama ka vënë një bast që do të mbyllë çdo krim që bën në vendin e tij, nga vjedhjet ekonomike e deri tek vjedhja e votës, duke veshur petkun e liderit rajonal. Dhe këtë ka vënë një bast që ai duhet të jetë i lidhur me Vuçiçin. Pra jo se Rama ka ndonjë interes se e ka bërë Vuçiçi agjent, apo e kanë paguar. Por për hir të karriges së tij, është i gatshëm të shesë copa Kosove, siç shet copa Shqipërie. Këtu i shet ekonomikisht, aty i jep edhe territorialisht.

Në këndvështrim tim, e bën thjeshtë për karrigen e tij’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad