Bushati përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Moment historik për Ballkanin dhe BE

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë pak më parë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës.

Sipas tij, kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit, ndërsa e ka cilësuar si një moment historik për Ballkanin dhe Evropën.

“Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën”, shkruan Bushati.

Në fund ish-ministri i Jashtëm ndan dhe një urim për firmëtarët e marrëveshjes historike, Nikos Kotzias, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

“Urime! @NikosKotzias @Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @tsipras_eu @Zoran_Zaev”,- shton Bushati.

Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’. Mësohet se marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’

Zjarr Tv Ad