Buxheti i bashkis vlore

0
994
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Sallën e Teatrit “Petro Marko”, në një mjedis të mbushur me qytetarë, përfaqësues të grupeve të interest, të kategorive sociale, anëtarë të këshillit bashkiak dhe drejtues e punonjës të institucioneve, prezantohet Projekt Buxheti i Bashkisë për vitin 2017. Ky dokument, që përfaqëson shinat e aktivitetit të administratës dhe strukturave të Bashkisë për vitin në vazhdim, që përcakton drejtimet dhe linjat e zhvillimit shumëdimensional, të konkretizuara me konfiguracionin shumëplanësh të investimeve, mundëson nga ana tjetër një tablo të ndryshme dhe ambicioze në raportin mes të ardhurave dhe investimeve e shpenzimeve, në përputhje me vizionin dhe sloganin “Vlora, qyteti që projektin të ardhmen”. Ky slogan, që ishte edhe thelbi i fushatës elektorale dhe e mandatit katërvjeçar në krye të Bashkisë së Vlorës, përcakton edhe domethënien, synimet dhe objektivat e këtij Projekt Buxheti, që do t’ja paraqesim për miratim Këshillit Bashkiak. Në fakt, aktiviteti prezantues i zhvilluar në sallën e Teatrit “Petro Marko”, ishte edhe një provim i suksesshëm përpara se, ky dokument të formalizohet me vullnetin ligjor të këshilltarëve. Treguesit ekonomiko financiarë të këtij viti, të pasqyruara në këtë dokument, janë tepër amiciozë dhe pasqyrojnë trendin në rritje të të ardhurave dhe performancën e admirueshme të punës së administratës bashkiake. Në total, buxheti për vitin 2017, arrin në rreth 2.5 miliardë lekë, prej të cilave, 1.7 miliardë sigurohen nga të ardhurat e vetë Bashkisë. Ky tregues bazohet tek rritja e dukshme e të ardhurave nga taksat e tarifat, të cilat, krahasuar me vitin e kaluar shënojnë një rritje prej rreth 1.5 herë, ndërkohë që, duke ju referuar viteve të tjera paraardhëse, ndryshimi në sensin pozitiv, është shumë më e dukshme. Ky grafik në rritje, ka në bazë jo rritjen e nivelit të taksave, por taksimin e barabartë, e cila nga ana tjetër përcjell frymën e filozofisë sonë për të mos përjashtuar askënd nga detyrimet ligjore, sepse të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Por, nga ana tjetër, Projekt Buxheti, si produkt i një diskutimi të gjatë me grupet e interesit, merr parasysh edhe nevojat e momentit dhe ato të perspektivës të cilat shprehen në përfshirjen e sugjerimeve dhe propozimeve me investime e projekte konkrete. Në këtë këndvështrim, ofrohet një raport real dhe efektiv, në shpërndarjen e të ardhurave e investimeve, në përputhje me hartën e shtrirjes së territorit të administruar nga Bashkia, ku, njësitë administrativeperiferike, janë parë e vlerësuar me të gjithë potencialin e tyre dhe vendin që zenë në mjedisin vendor. Në totalin e strukturës buxhetore, investimet zenë një vend prej 33 përqind, një tregues mjaft pozitiv dhe domethënës, në raport me zërat e tjerë, ku përfshihen pagat dhe sigurimet shoqërore me 24 përqind dhe shpenzimet operative me 38 përqind. Investimet nga Bashkia gjatë këtij viti, arrijnë në rreth 850 milionë lekë, përmes të cilave do të realizohen një sërë projektesh në fushën e infrastrukturës rrugore e të tjera, ku përfshihen: Rikonstruksioni i rrugës “Ura tek varrezat Risili”, rikonstruksioni i rrugës “Ramize Gjebrea”dhe “Gjona Boçari”, faza I, ndërtimi i Urës së Zvërnecit, rikonstruksioni i rrugëve “Zigur Lelo” dhe “Shefit Zenaj”, rehabilitimi dhe riasfaltimi i disë segmenteve kryesore rrugore në qytetin e Vlorës, rehabilitimi VLU-9, kanal ujitës rezervuar Babicë, sistemim asfaltimi i hapësirave të brendshme tek blloku i banimit “Konadi”, rruga “Veledin Kollozi”, “Xhebro Gjika”, rikonstruksioni i bllokut të banimit mes rrugës “Demokracia” dhe Shkollës “Halim Xhelo’, rikonstruksioni i godinës administrative Shushicë, rikonceptimi i sallës së këshillit bashkiak Vlorë, investime në shkolla 9 vjeçare dhe sistemin parashkollor, rikonstruksioni i godinës së kopshtit nr.7, investime në sjtimin dhe përmirësimin e standardeve të gjelbërimit, rehabilitimi kanaleve kulluese dhe segmentit që lidh hyrjen e autostradës me rrugën “Ramize Gjebra”, rikonstruksioni i godinës së shkollës “Balil Pelari”, Orikum, rikonstruksioni i segmentit rrugor mes palestrës së mundjes dhe shkollës “Industriale”, si edhe blerja e makinerive e pajisjeve. Këto projekte, përbëjnë vetëm një pjesë të investimeve që janë në proces, apo që do të realizohen në vazhdimësi në Bashkinë Vlorë, të cilat në total arrijnë në 17.3 miliardë lekë, prej të cilave, 15 miliardë lekë vijnë nga Bashkimi Evropian dhe donator të tjerë, 1.5 miliardë nga FSHZH dhe FZHR. Në investimet e mbështetura nga BE dhe donator të tjerë, përfshihen vazhdimi i punimeve për ndërtimin e “Shetitores”, në vlerën 1.3 miliardë lekë, ndërtimi i sistemit të kanalizimeve FAZA II, me vlerë 2.9 miliardë lekë, ndërtimi i By-Pass-it të qytetit të Vlorës me 5.8 miliardë lekë, zbatimi i Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ku përfshihet edhe ndërtimi i Landfillit, me një vlerë të përgjithshme prej 2.7 miliardë lekë, zgjerimi dhe modernizimi i portit të Vlorës, me 2.1 miliardë lekë. Krahas këtyre, me mbështetjen financiareprej 1.5 miliardë lekë, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, do të vazhdojë puna për ndërtimin e rrugëve te tjera.///

Zjarr Tv Ad