Buxheti për KLGJ, Alibeaj te ‘Ligjet’: Ose nuk i keni bërë mirë llogaritë për Hartën Gjyqësore, ose qeveria nuk ju mbështet

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se kanë nevojë për më shumë buxhet. Teksa po zhvillohej kjo seancë dëgjimore për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2023”, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh se harta e re gjyqësore nuk do bëhet dot efektive.

Ai shtoi se duke qënë se kanë 6-fish më pak buxhet, nuk do mund të ndërtojnë ambient për gjykatat siç e kishin planifikuar. Më tej, Alibeaj shtoi se mesa duket Qeveria po nuk po mbështet KLGJ-në, ose nuk janë bërë llogaritë mirë nga kjo e fundit.

‘Më vjen mirë dhe keq, që harta e re gjyqësore nuk do bëhet dot efektive. Ju e thatë që keni 6-fish më pak buxhet, ju nuk do ndërtoni dot ambient për gjykata. Unë jam në parim për të mbështetur procesin gjyqësor, që nesër askush nga ju të mos ngrejë alibinë që nuk u mbështeta. Për hartën gjyqësore nuk e keni mbështetjen timen, tonë. Provuat faktin se ajo hartë nuk i përgjigjet nevojave të publikut. Do gjendet një zgjidhje që nuk i përgjigjet realitetit. Do ju duhet o të zhbëni hartën e re gjyqësore ose qeveria t’ju financojë. 

Ose ju nuk i keni bërë mirë llogaritë ose qeveria nuk ju mbështet. Duhet ta thoni sot.’– u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad