Buzhala: Berisha kishte deshmuar qe ai duhet te shpallet i vdekur politikisht vec nese eshte i vdekur biologjikisht

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Berat Buzhala në një status në rrjetin social Facebook shkruan në lidhje me ngjarjet politike që ndodhin në Shqipëri kohëve të fundit. Ai shprehet se nga thuajse të gjithë politikanët e deritanishëm Berisha i ka dhënë më shumë Shqipërisë.

Postimi nga Berat Buzhala

Sali Berisha e ka fshi perpara Partine Demokratike, s’ka qe e ndale. Nuk e di a eshte kjo nje gje e mire per kete parti dhe per demokracine shqiptare ne pergjithesi. Berisha eshte qe 30 vjet ne politike, edhe eshte pak veshtire me besu qe mundet me dhane edhe dicka me teper per ate vend.

Une jam prej atyre qe besoj qe Berisha eshte politikani qe i ka dhane me se shumti Shqiperise, krahasuar me Meten, Ramen, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe te tjere me radhe. I ka pri rrezimit ne komunizmit, e ka antaresu ne NATO, ia ka heq vizat shqiptareve dhe te arritura te tjera. Mirepo, cka mundet me dhane tjeter?

Sido qe te jete, Lulzim Basha u tregu i paafte per me qene opozitar i Edi Rames. Ka deshtu qe tete vjet, e do te deshtoje edhe 80 vjet te tjera. Prandaj, rikthimi i Berishes dhe entuziazmi rreth tij edhe mund te justifikohet. Shqiptaret kane qene ne kerkim te nje lideri qe nuk negocion me Ramen, qe nuk i nenshtrohet e as frikesohet atij. Kete gje e kane gjetur te Berisha.

Keshtu qe ne demokraci mosha nuk eshte pengese shume e madhe. Mos t’i numeroj me radhe lideret qe jane me te vjeter se Berisha. Ndoshta nuk po don me shku prej ksaj bote pa e hjeke edhe Ramen.

Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas permbysjes se vitit 1997. Mirepo e kishte deshmuar qe ai duhet te shpallet i vdekur politikisht vec nese eshte i vdekur biologjikisht.

Jepi Doktor

Zjarr Tv Ad