Cakaj: 30 qershori është i pranuar nga KiE, SHBA dhe BE

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekreti i ri i Presidentit që cakton 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Sipas tij presidenti nuk mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

Cakaj: Këshilli i Evropës ka shprehur sot qëndrimin institucional ku thuhet se zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.

Ministri Cakaj komentoi edhe tërheqjen e vëzhguesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale për shkak të pasigurisë së zhvillimit të zgjedhjeve, duke theksuar se ky qëndrim nuk është zyrtar i KiE.

Cakaj: SHBA, BE, OSBE dhe vetë KiE tashmë kanë pranuar 30 qershorin si datë legjitime për mbajtjen e zgjedhjeve të pushtetit vendor, në fakt edhe si pjesë thelbësore e përpjekjes për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri. 

Cakaj pranoi se vëzhguesit nuk do të vijnë për shkak të frikës për sigurinë e tyre në disa zona elektorale. Ndërsa theksoi se rreziqet e mundshme vijnë nga strukturat politike në vendin tonë.

 

Zjarr Tv Ad