Cakaj: Në 8 shtator hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për konvertimin e patentave

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga data 8 shtator 2019, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në drejtim të Italisë nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi.

Në facebook, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë për realizimin e  “Marrëveshjes ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit”.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin apo pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.”shkruan Cakaj.

Gjithashtu, ai njofton shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, se nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Cakaj thekson se të njëjtat përpjekje e hapa Shqipëria i ka ndërmarrë edhe me shtete të tjera ku ka komunitete shqiptare, por për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

“Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë.” përmbyll Cakaj postimin e tij.

Zjarr Tv Ad