Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për arrestimin e 24-vjeçarit, Mikel Shallari, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e komisar Artan Cukut.
‘Autori i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari, 24 vjeçar, i lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë. Roli i tij në këtë ngjarje është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë që janë bashkëunëtorë dhe janë shallur në kërkim. Provat e gjetura deri tani janë të konsiderueshme dhe vijon puna për dokumentimin e provave të tjera dhe bashkëpunëtorëve në krim. Shallari nuk e ka pranuar krimin por provat që e lidhin atë me vrasjen janë të pakundërshtueshme.’