Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë dosjen e Klement Balilit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u hodh sot shorti për caktimin e trupës gjykuese të cilën  do shqyrtojë dosjen e Klement Balilit.

Trupa gjykuese përbëhet nga 3 gjyqtarë, e kryesuar nga Flora Hajredinaj.

Dosja për Klement Balilin pak ditë më parë shkoi në gjykatë. Avokati i Balilit  dorëzoi edhe një kërkesë për t’u proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet në seancën e parë të gjykimit të çështjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë ishin duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike të përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa, duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës, në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.

Balili nuk i ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet në kërkim u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Zjarr Tv Ad