Paloka: U refezua kërkesa e opozitës për shtyrjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve se nuk është pranuar kërkesa e opozitës për zgjatjen punimeve të komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’ me pretendimin e mazhorancës se ka kaluar afati i shtyrjes.

Por pavarësisht refuzimit të mazhorancës, Paloka u shpreh se opozita do bëjë kërkesë tjetër për shtyrjen e afatit të komisionit për këtë çështje.

“Ne jemi të vendosur, do ta ribëjmë kërkesën, komisioni do të ringrihet dhe kësaj pune do ti shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë. Ka vetëm një qëllim, edhe pse Ruçi ju tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës të radhës Spiropali që institucionet ti përgjigjen parlamentit.

Jam i bindur që kjo histori do të vazhdojë kështu sepse nuk mundet as Rama dhe askush tjetër të demaskohen për lidhet që kjo qeveri ka direkt me krimin dhe drogën, sidomos gjatë kohës kur ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri”, tha Paloka.

Zjarr Tv Ad