Çamët janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Jashtme/ Shpëtim Idrizi: Nuk kemi dalë për t’u fshehur në qoshe dhe nuk do ja lëmë vendin…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditë e sotme, pritet të mbahet në Tiranë, takimi mes Ministrit të Jashtëm Grek dhe kryeministrit Rama. Kjo vizitë zyrtare e diplomatit grek në Tiranë, ka sjellë reagimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, të cilët ditën e djeshme, paralajmëruan mbajtjen e një proteste në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Por Policia e Shtetit, i ka shpërndarë protestesit pa u mbledhur ende, si dhe ka vendosur një perimetër sigurie, rreth Ministrisë së Jashtme.

Në një prononcim për media kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, u shpreh se; aktivistët e tij, nuk dolën të ndodhen përballë vëllezërve të tyre, duke iu drejtuar efektivëve policor, por për të dalë përballë Ministrit të paftuar grek, i cili kërkon të konkludojë zgjerimin me 12 milje në Jon.

Aktualisht, tensionet midis policisë së shtetit dhe protestuesve, janë përshkallëzuar deri në përplasje fizike, ku efektivët kanë përdorur forcën, për shpërndarjen e tyre.

“Nuk jemi mbledhur të qëndrojmë përballë vëllezërve tanë policë. Ne nuk kemi dalë për t’u fshehur në këtë qoshe, dhe t’ua lëmë vendin Ministrit të paftuar grek, i cili do të përfundojë zgjermin me 12 milje në Jon”, – u shpreh Kryetari i PDIU-së  Shpëtim Idrizi.

Zjarr Tv Ad