Çdo foto pranë Erion Veliajt është një gur kundër Zotit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Elona Caslli

Çdo foto pranë Erion Veliajt është një gur kundër Zotit.

Ngrihen shpesh pyetjet; Pse shqiptarët nuk po arrijnë të ngrenë krye dhe ky vend po rrokulliset si ortek ditë pas dite?! Pse shqiptarët po jetojnë plot ankth në tokën e tyre dhe po vendosin ta braktisin atë gjithnjë e më shumë për të ngritur jetën e tyre në një qoshk të Evropës?!

Për gjysmë shekulli në kohën e qoftëlargut Zotit i është rënë me gurë në këtë vend. Iu vu kazma kishave dhe xhamiave dhe u fabrikua ‘ Njeriu i Ri’. Njeriun e Ri e dërguan në shkollë, i mësuan shkrim e këndim, e dërguan në fakultet, e bënë inxhinier, mësues, mjek etj. Njeriu i Ri kishte dije pa vetëdije dhe dija pa vetëdije është shkatërrimtare. Vetëdija e vetme ishte Partia. Partia ishte Zoti. Mund të gënjeje nënën, babën, motrën e vëllanë, por Partinë kurrë. Partia ishte autoriteti absolut që nuk vihej kurrë në diskutim. Sipas sloganit ‘ Ç’do populli bën partia dhe ç’bën partia do populli’ kaluan dekada errësire dhe shformimi absolut të vlerave të mirëfillta njerëzore.

Mungesa e Zotit dhe fabrikimi i njeriut të pafe ishte drama e këtij vendi të cilën e vuajmë ende sot.

Zoti në vetvete përfaqëson një kushtetutë morale për një shoqëri.

Në vitin 2023 teksa kishat dhe xhamitë janë hapur verën se Zotit i gjuhet ende me gurë në këtë vend. Teksa sheh Erion Veliajn të pozojë krejt i qeshur dhe i qetë pranë përfaqësuesve të komunitetit mysliman dhe atij të krishterë, nuk sheh gjë tjetër veçse një gur kundër Zotit.

Zoti kapet me gurë sa herë që një plaçkitës, hajdut, mashtrues dhe gënjeshtar trajtohet publikisht si një njeri i ndershëm. Besimi fetar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë për të rehabilituar figurën plot vese të Erion Veliajt.

U takon përfaqësuesve të komuniteteve fetare të rikujtojnë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë predikojnë dhe të distancohen nga një kryebashkiak i cili ka dëmtuar në mënyrë të pandreqshme kryeqytetin e Shqipërisë dhe banorët e tij.

Post Scriptum- Mos u bëni mburojë e së keqes dhe mos i gjuani Zotit me gurë!

Zjarr Tv Ad