“Çdo qytetar sot për mua është një deputet”/ Kryemadhi: Kjo protestë pa shumë sulltanete nisja e ndryshimit të madh, nuk ka rëndësi flamuri politik

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Monika Kryemadhi u quajti mjaft domethënëse pjesmarrjen e qytetarëve në protestën e sotme të organizuar nga Partia e Lirisë.

Kryemadhi tha se pavarësisht vështirësive për të arritur para Inceneratorit të Tiranës, qytetarët panë me sytë e tyre se nuk ka Incenerator dhe se Rama e ka kthyer Shqipërinë në varrezë të krimit të organizuar. E pyetur në lidhje me mungesën e Berishës, ajo tha se nuk kanë rëndësi flamujt politikë në një protestë qytetare por alternativa që i ofrohet popullit.

“Ka punë voluminoze, për këtë aferë që ka të bëjë me pastrimin e parave. SPAK thotë që janë në hetime paraprake, këto para mund të shkonin dhe për librat falas të fëmijëve shqiptarë. Nuk mendoj përshkallëzim protesta për të prishur godina jo por sensibilizim qytetar është një nga pikat tona, sot pjesmarrja që mund të duket absurde ka domethënie të madhe, për mua çdo qytetar është një deputet me mandatin e tij sepse kanë ardhur pavarësisht vështirësive të transportit.

Gra, burra të rinj dhe të reja që moren pjesë tregojnë se do të ketë ndryshim. Le të jetë kjo protestë e parë e PL-së, pa sulltanete e muzikë, nisja e shumë te tjerave. Sepse kemi probleme me arsimin, shëndetësia etj.

Kishte pjesmarrës dhe nga PD-ja, nuk mendoj se ka rëndësi flamuri politik në protesta por ajo që prodhon, të gjithe e panë se këtu nuk ka Incenerator, edhe gardhi është i lirë.

Rama e ka kthyer Shqipërinë në varrezë të krimit të organizuar dhe është momenti për t’ju dhënë alternativën e qytetarëve, sepse fëmijët e tyre kanë shansin për tu përfshirë në këshillat vendorë dhe të krijohen hapësira të reja për ta. Protesta të tilla të pavarura janë shumë të shëndetshme për shoqërinë.”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad