Celibashi del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët në Rrogozhinë: Mos fotografoni votën, ja sa vite burg rrezikoni

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bëri apel qytetarëbe të mos fotografojnë votën pasi kjo është shkelje dhe rrezikojnë nga 3 muaj deri në katër vjet burg. Po ashtu, Celibashi u kërkoi kandidatëve të shmangin thirrjet propaganduese dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze heshtjen zgejdhore.

“Fotografimi i votës përbën një ndër shkeljeve të rënda. Ka sanksione dënimi që shkon nga 3 muaj deri në 4 vjet burg. Do ta adresojmë dhe do marrim të gjithë informcionin e mundshëm në lidhje më këtë çështje. Një thirrje për votuesit: T’i shmangen çdo lloj joshjeje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Rrezikojnë shumë për këtë rast. Një thirrje për kandidatët, që të evitojnë deklarimet e tyre me përmajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrrje për të votuar për ta. Nuk kanë asnjë arsye ligjore të shkojnë në qendrat e votimit për të marrë infomacion”, theksoi Celibashi.

Zjarr Tv Ad