Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pozicioni i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i është besuar Ceno Klosit.
Më herët Klosi ka mbajtur pozicionin drejtues në Agjencinë Kombëtare të Ujsjellës kanalizimeve.
EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.