Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka nxjerrë bllof të gjithe gjoja opozitarët që morrën pjesë në show e organizuar nga kryeministri Edi Rama për ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Ndonëse ka pasur një ftesë nga protokolli për të qenë prezent në ceremoninë e pritjes së ish-presideniti Clinton, ai ka refuzuar, pasi në një prononcim për mediat e ka konsideruar si një ceremoni private të kreut të qeverisë, pasi sipas tij, kjo shihet që nga ftesat e shpërndara që ishin bërë sipas dëshirës së Ramës.
“Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e shout të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”, ka thënë Gazment Bardhi.
Duke dashur të mos lërë asnjë keqkuptim, Bardhi ka sqaruar më tej se: “Presidenti Clinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Klinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Clinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lartë shtetërore”.