Ceremonia e FIFA-s, ja kush zgjidhet Lojtari më i mirë i vitit 2019

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “La Scala” e kulturës në Milano, organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA shpërndau çmimet për vitin 2019. Futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA për vitin 2019 është zgjedhur argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi. Kjo është hera e gjashtë që sulmuesi fiton këtë trofe, duke lënë pas krahëve, “armikun”, Cristiano Ronaldo me 5 të tilla.

Në garë për këtë trofe ishin sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi i Barcelonës dhe mbrojtësi, Virgil van Dijk i Liverpool.

Atë që nuk e bëri në garën për çmimin “Puscas”, argjentinasi e bëri në çmimin kryesor të kësaj mbrëmje, duke “thyer” dominimin e futbollistëve të Realit të Madridit në 4 vitet e fundit, me Ronaldon e Modric që kanë ndarë çmimet mes tyre.

32 vjeçari i katalansve ishte pjesë edhe e formacionit të vitit, së bashku me dyshen që dueloi për çmimin e Lojtarit të Vitit, Cristiano Ronaldo e Virgil van Dijk. Trajneri më i mirë i vitit 2019 u zgjodh Jurgen Klopp, ndërsa çmimi i portierit më të mirë të vitit shkoi në duart e Alisson Becker.

Çmimet e mbrëmjes:
 Futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA pgjidhet Lionel Messi. Argjentinasi rikthehet ta fitojë pas 4 vitesh, teksa e bën për herë të gjashtë në karrierë.

Formacioni më i mirë sipas FIFA-s për vitin 2019. Mungon Cristiano Ronaldo në skenë, por zgjidhet në formacionin e vitit.

Portë: Becker
Mbrojtës: 
De Ligt, Ramos, Virgil van Dijk, Marcelo
Mesfushor: 
Luca Modric, Frenkie de Jong, Kylian Mbappe
Sulmues: 
Lionel Messi, Eden Hazard, Cristiano Ronaldo


 Trajneri më i mirë i futbollit të femrave shpallet Jill Ellis 



 Portieri më i mirë i vitit shpallet, Alisson Becker. Gardiani brazilian i Liverpool triumfoi në garën me Ederson dhe Ter Stegen.

Formacioni më i mirë i futbollit të femrave për vitin 2019 sipas FIFA

  • Sari van Veenendaal
  • Lucy Bronze
  • Wendy Renard
  • Nilla Fisher
  • Kelley O’Hara
  • Amandine Henry
  • Julie Ertz
  • Marta
  • Rose Lavalle
  • Megan Rapinoe
  • Alex Morgan

    Marcelo Bielsa dhe ekipi i Leeds United fitojnë trofeun e skuadrës “Fair Play” nga FIFA për vitin 2019. Leeds barazoi 1-1 ndaj Aston Villës, me Bielsa që i dha urdhër ekipit që të hapte portën, pasi një lojtar kundërshtar ishte në tokë, duke e vlerësuar këtë me titullin e veçantë.

    Kapitenia e ekipit kombëtare të femrave të Holandës, Sari van Veenendaal është shpallur si portieria më e mirë femër nga FIFA për vitin 2019.

    Tifozja më e mirë zgjidhet Silvia Grecco.

Një moment emocionues në “La Scala”, me FIFA-n që vlerëson edhe  dhimbshurinë e tifozëve dhe sakrificat që bëjnë ata për të qënë sa më  pranë futbollit.

E një gjë e tillë shkon për tifozen braziliane Silvia Grecco e cila  zgjidhet si tifozja më e mirë e vitit 2019 pas trajnimit që i bën djalit  të saj. Çdo ndeshje të Palmeiras, ajo ai tregon djalit të saj të verbër, si një radio e cila tregon gjithçka.

Në garën për trajnerin e vitit, triumfoi “timonieri” i Liverpool, Jurgen Klopp.

Në garën për golin më të bukur të vitit, çmimin “Puscas” triumfoi lojtari i Debrecen, Daniel Zsori, i cili u vlerësua për realizimin e bërë ndaj Ferencvaros më 16 shkurt 2019.

Zjarr Tv Ad