“Çfarë dinte ambasada e SHBA-së për Edvin Kondilin e Adnan Xholin?”/ Murrizi nuk i ndahet Yuri Kim-it

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslim Murrizi, ish-deputet i PD-së, ka komentuar garën për kreun e SPAK-ut.

Komentet e Murrizit vijnë një javë pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut.

Nga studio e “MCN Live”, ai përmendi mesazhin publik kundrejt ambasadores amerikane Yuri Kim, se nuk duhej të mbante anë.

“I kam thënë publikisht se as ju nuk duhet të mbani anë sa kohë që nga ana formale, kandidatët kanë kaluar vetingun, janë të certifikuar, që të tre janë të barabartë dhe janë më të mirë se ky që ishte, se nuk janë hetues të komunizmit.

Janë të tre që nuk kanë mbi vete zullumet e regjimit bastard komunist. Çfarë sikleti kishte ambasada dhe qeveria që mes tyre njëri donte njërin dhe tjetri, tjetrin?

I thashë ambasadës çfarë di për dy të tjerët që nuk ta mbushin mendjen për këtë punë. Nëse di diçka më shumë merr një nismë ligjore se kanë 3 vjet në atë strukturë, le të kalojnë prokurorë të thjeshtë.

Nëse ambasada pëlqeu Dumanin, duhet të thoshte se çfarë ka për Kondilin dhe Xholin. Le të thoshte që ky për 3 vjet nuk ka çuar dosje në gjykatë dhe nuk ka fituar asnjë, këta provuan dështimin se nuk është aq e drejtë dhe aq sa është shitur”, është shprehur Murrizi.

Megjithëse skeptik, Murrizi shprehet optimist se do të ndryshojë diçka, por ajo që e mundon më shumë se çfarë u ka pëlqyer amerikanëve te Dumani.

“A do kenë këllqe të hetojnë çështjet për të cilat shqiptarët presin nga drejtësia? Besoj se do ndryshojë diçka. Nuk di pse ishte kaq i pëlqyer Dumani nga amerikanët, çfarë kanë pëlqyer ata.

Nuk di nëse ka premtuar se do firmosë qorrazi, se do e nxjerrë fiasko Gjykata e shkallës së dytë dhe Gjykata e Lartë.

Ti nuk mund të bëhesh në njëfarë mënyre vrasës me pagesë për qëllime të caktuara, qoftë dhe nga përfaqësi diplomatike të huaja nëse nuk ke fakte”, ka thënë Murrizi.

Sipas tij Dumani dhe Xholi u dakordësuan në një pikë se po të kenë fakte, nuk duan të dimë kush është emri që po hetojnë.

“Thanë në njëfarë mënyre se ne nuk bëhemi pushkë e ngrehur për dorën e askujt.

Dumani e ka kaluar pa asnjë cen vetingun, besoj që do të ketë impakt të ri, se ka një rëndësi të jashtëzakonshme shefi i SPAK-ut se është i vetmi institucion në drejtësi ku dosjet nuk hidhen me short, por ndahen me dorë.

Shpresoj që Dumani nga kuraja dhe formimi, duhet të marrë disa dosje të nxehta vetë në dorë”, është shprehur Murrizi

Zjarr Tv Ad