“Çfarë nate gallatë”/ Tabaku shfaqet e lumtur mes dy ministreve të Ramës, cila ishte arsyeja

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një foto po bën xhiron e rrjetit që prej mbrëmjes të së mërkurës në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për foton ku deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shfaqet e buzëqeshur në mes të dy ministreve të qeverisë “Rama 3”, mes ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe asaj të Kulturës, Elva Margariti dhe me një grup grash të tjera.

Fotoja, në të cilën selfin e ka shkrepur Ogerta Manastirliu, është shpërndarë nga vetë Tabaku në rrjetet sociale, duke shkruar krahas saj “What a fun night” (Çfarë nate gallatë), duke e shoqëruar me një emoji fytyrë me sy zemrash.

Siç duket edhe nga pamjet, ato janë mbledhur për të festuar, por cila ka qenë arsyeja që i ka bërë bashkë?

Mësohet se Jorida Tabaku dhe ministret Ogerta Manastirliu dhe Elva Magariti kanë qënë shoqe klase në gjimnaz, në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja e mbledhjes së tyre në një festë me njëra-tjetrën për fundvit, për të kujtuar edhe kohën e artë të rinisë së kaluar së bashku.

Zjarr Tv Ad