Analisti Mustafa Nano shprehet i shqetësuar nga lëvizja e kryeministrit Rama për të shkuar në Turqi.
Pjesë nga intervista në MCN TV
Rama ndodhet në Turqi për një tjetër vizitë brenda një kohe të shkurtër. Arsyet zyrtare janë bashkëpunimi në disa fusha, si teknologjia, arsimi. Shihni diçka përtej kësaj?
Nano: Unë shoh diçka tjetër dhe jam i shqetësuar nga ky frekuentim i shpeshtë i Ramës. Turqia është aleat strategjik i Shqipërisë edhe nëse na lënë të gjithë ata nuk do ta bëjnë. Për ne që kemi këtë pozicion që kemi në Ballkan aleanca me Turqinë është e rëndësishme por në të njëjtën kohë na duhet një diplomaci inteligjente që mos bëhemi pre e politikave të otomanizimit që prej kohësh ata po përpiqen të rikuperojnë.
Do doja që ministri i Jashtëm të kishte inteligjencën që tu thotë atyre që të respektojnë edhe tendencën tonë perëndimore. Nëse krijohet ideja e otomanizimit rrezikohet fati i gjithë kombit shqiptar. Besoj që nëse gjendet gjuha, bindet edhe Erdogani.