Çfarë po ndodh? SPAK i jep një tjetër goditje të fuqishme Arben Ahmetajt. Zbardhet vendimi më i fundit

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka sekuestruar një tjetër vilë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se është sekuestruar vila në Hamallaj të bashkëjetueses Erjola Hoxha. Më herët u sekuestra vila në Palas, ku jetonte ish-gruaja e Ahmetajt.

Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha.

Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Zjarr Tv Ad