Çfarë po u bën varësia ndaj teknologjisë fëmijëve tuaj?

0
804
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo ka bërë që shumë njerëz të pyesin çfarë po bëjmë këtu dhe në çfarë drejtimi specia jonë është duke shkuar?

Pra, çfarë janë shpikjet si kompjuteri, interneti dhe celularët së bashku me të tjerat, duke iu bërë fëmijëve tanë? E pra, teknologjia duket se është duke ndikuar në ta më shumë se që ne mendojmë.

Ka një konsensus të madh në komunitetin shkencor që mendojnë se rrezatimi nga këto pajisje mund të ketë efekte të mëdha negative në shëndetin afatgjatë. Ne jemi duke hyrë në një kohë ku do të fillojmë t’i shohim tani këto efekte, duke pasur parasysh se brezi i parë i celularëve, kompjuterëve, internetit dhe video-lojërave po hyn në të 30’at, transmeton Lajmi.net.

Studime të shumta kanë treguar se rrezatimi nga celulari mund të shkaktojë kancerin. A e dini se Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin i ka klasifikuar këto rreze të pajisjeve si kancerogjene?

Ishte në vitin 2011 kur Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se rrezatimi nga celulari mund të shkaktojë kancer. Deklarata është e bazuar në një studim të 31 shkencëtarëve, nga 14 vende të ndryshme të botës, pas shqyrtimit të rastit.

Ky padyshim që është një lajm befasues, sidomos duke pasur parasysh faktin se truri i fëmijës absorbon më shumë rrezatim se sa truri i një të rrituri.

Kështu që, kujdes me fëmijët, mos i lejoni të përdorin shumë pajisjet teknologjike dhe të bëhen të varur nga ato. Udhëzoni që më shumë të luajnë në natyrë të hapur apo lojëra të tjera në shtëpi që nuk përfshijnë teknologjinë.

Zjarr Tv Ad