Çfarë pritet të ndodhë gjatë shtatorit?/ Ja çfarë thonë aleatët e opozitës së bashkuar

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pro negociatave me Partinë Socialiste, po kundër negociatave të drejtëpërdrejta midis Bashës dhe Ramës.

Qëndrimin e tij Mediu e shprehu në një intervistë për News 24.

Ndërkohë që Mediu vazhdon ti mbetet mendimin  kundër djegies së mandateve dhe vazhdimit të luftës politike në Parlament.

Tjetër mendim ka kreu i Agrare Ambientalistes, Agron Duka që shprehet se i qëndron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Ndërsa Duka e cilësoi si të detyrueshëm hapin e djegies së mandateve nga opozita.

Mediu dhe Duka ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik.

Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.

Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjëdhje të lira e të ndërshme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.

Zjarr Tv Ad