Le ta mbrojmë liqenin nga armiku më i madh, njeriu

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipi i zhytjeve të Akvatek vazhdon të identifikojë masakrën që po u bëhet pasurive ujore nga njeriu.

Kërkimi më i fundit i tyre në liqenin e Ohrit ka zbuluar në fund të tij një “varrezë” elektroshtëpiakesh, që nga fshesa me korent e deri tek pjesë lavatriçesh.

Ato u gjetën në brigjet afër Urës së Dëshirave në një thellësi prej 3 metrash.

“Vazhdojmë të gjejmë dhe fotografojmë të gjitha llojet e mbeturinave. Pastaj vjen zhvendosja e tyre. Le ta mbrojmë Liqenin e Ohrit nga njeriu, armiku më i madh”, shkruan skuadra e zhytjeve Akvatek në Facebook.

Më parë në fund të Liqenit të Ohrit u gjetën një vaskë,pllaka dhe derë.

Kompania e zhytjeve publikoi fotot në rrjetet sociale, ndërsa shkruante se dikush kishte rinovuar tualetin.

Zjarr Tv Ad