Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat maqedonase. Sipas “sportmedia.mk”, ish-trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, mund të ulet në stolin e Shkëndijës së Tetovës.
Të njëjta burime bëjnë me dije se tekniku italian ka marrë një ofertë tunduse nga klubi shqiptar, i cili militon në elitën e futbollit maqedonas. Ditët e fundit është foli për një akord mes Panuçit dhe klubit grek të Aris, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe Shkëndija.
Drejtuesit tetovarë, po përpiqen ta joshin 46-vjeçarin, teksa gjasat janë të mëdha, që nëse dështon akordin me Arisin, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, të ulet në stolin e Shkëndijës. Pritet që kjo lëvizje të ndodhë në merkaton e janarit, raporton “panorama sport”.