Pakt për emigrantët

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë vende europiane kanë rënë dakord për të zgjidhur problemin e emigrantëve të shpëtuar në det.

Marrëveshja e arritur të hënën nga ministrat e Brendshëm të Francës, Gjermanisë, Italisë, Maltës dhe Finlandës do të zbatohet për dy javë.

Pakti parashikon shpërndarjen e personave në shtetet pjesëmarrëse me vullnetin e vet, dhe shmang vonesat në zbarkime në portet e Italisë apo Maltës.

Ministrja e brendshme italiane, Luciana Lamorgese, deklaroi se përqindja e saktë e emigrantëve që do të marrë çdo vend do të mësohet në nivel europian pas një takimi që organizohet në Luksemburg më 8 tetor.

Në brigjet e Mesdheut, këtë vit janë shpëtuar me mijëra refugjatë dhe azilkërkues, që i largohen varfërisë dhe luftës, kryesisht nga Libia.

Shumë prej tyre shpresojnë që të udhëtojnë drejt Europës Veriore, për të gjetur punë ose për t’u bashkuar familjarisht me të afërmit që kanë mbërritur atje më parë.

Këtë vit, Spanja ka raportuar rreth 16,500 refugjatë të ardhur në brigjet e saj, ndërsa në Greqi numri është dyfish më i lartë.

Javën e kaluar, Athina madje u detyrua që të mbyllë dyert në kampin e saj ishullor në Lesbos, për shkak se kapaciteti i strehimores së përkohshme me 12 mijë refugjatë ishte tejkaluar me 4 herë.

Zjarr Tv Ad