Çifti s’e donte jetën në qytet, dëshmia tronditëse: Burri shtyu gruan, pastaj u hodh vetë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kujtim dhe Këze Agalliu janë çifti që mëngjesin e sotëm u vetëflijuan, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku edhe jetonin në Berat.

Të ardhur nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’, duket se burrë dhe grua nuk është se e kanë dashur shumë jetesën në qytet.  Madje, familjarët e viktimave kanë pohuar se ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.

Prindër të katër fëmijëve që jetonin jashtë shtetit, duket se ato e kanë pasur mirëmenduar vetëvrasjen. Mirëpo, në momentin final duket se pasur një pendesë nga ana e gruas. Mirëpo,nuk ka patur kthim prapa për Kujtim Agalliun I cili  ka hedhur fillimisht gruan e tij Këzen dhe më pas është hedhur vetë.

Më herët Kujtimi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se ajo që ndodhi ishte shumë e rëndë “Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”.

Ndonëse çifti i bashkëshortëve jetonin vetëm, fëmijët për t’iu ardhur në ndihmë u kishin marrë edhe një shërbyese.

Zjarr Tv Ad