Trafikonin drogë nga Shqipëria, Sllovenia e Hollanda, pranga 20 personave

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup i strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias, është shkatërruar nga policia italiane.Nga sa bëhet e ditur nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestuan 20 persona, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.

Operacioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.

Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim  dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.

Zjarr Tv Ad