Cilët oligarkë?/ Biznesmeni Luca: Nuk do të rrimë klubeve të pimë raki

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, ka dhënë mesazhe shumë të forta për shqiptarët. Teksa po ndërton një tjetër pikë të “Rozafës” në zonën e ish-Kombinatit në Maliq të Korçës, biznesmeni tregon se ky projekt, është një çelës kryesor që do të sjellë të ardhura në vend dhe më shumë njerëz të punësuar.

Gjatë një interviste me gazetaren Suela Demiri, sipërmarrësi nuk lë pa përgjigje edhe atyre që iu drejtohen biznesmenëve dhe sipërmarrësve me termin “oligarkë”.

Luca shprehet se preferon të punojë dhe të hapë sa më shumë vende pune dhe t’u japë shpresë njerëzve të vendit ku jeton sesa të qëndrojë klubeve duke pirë.

Puna na mban gjallë, çfarë do të rrimë, klubeve , të pimë raki, neve puna na mban gjallë. Pa punë nuk ka jetë, Pa punë nuk mundesh të mbash vetën tënde. Pa punë dhe pa marrë kënaqësinë e njerëzve, pa iu dhuru njerëzve dashni. A mund të rri dot unë? S’rri dot dhe kjo është sëmundja jonë, prandaj më vjen keq, oligarkët, oligarkët. Cilët oligarkë? Oligarkët që hapin punë, jetë, shpresë”, është shprehur biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca./ CNA.al

Zjarr Tv Ad